Presidenti Bajram Begaj e ka cilësuar si një ngjarje historike mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit sot në Tiranë.
Sipas Begajt është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.
Më tej kreu i shtetit u ka uruar mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse.
“Mbajtja në Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit.
I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”,


