Sot do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku liderët botërorë do të ulen në një tryezë në Piramidën e diktatorit Enver Hoxha.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një foto nga tryeza ku do të ulen liderët që do të mbërrijnë në Tiranë për këtë samit.
Krahas saj Rama shkruan se në Piramidën e diktatorit do të ulen armiqtë e tij më të betuar, të cilët e shohin me respekt Shqipërinë, që sot është si Evropa e Ballkanit.
“MIRËMËNGJES dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”,


