Hamasi si presidenti rus Vladimir Putin duan të shkatërrojnë demokracitë pranë tyre, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden nga Zyra Ovale.
”Mbrojtja e Ukrainës dhe Izraelit është në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai duke njoftuar se ”do t’i kërkojë Kongresit fonde për të kryer misionin e vetë”.
Presidenti amerikan, Joe Biden vizitoi Izraelin dy ditë më parë, në shenjë solidariteti pas sulmit të pashembullt të Hamasit nga Rripi i Gazës.
Ai pati bisedime me Netanyahun, presidentin Isaac Herzog dhe kabinetin izraelit të luftës


