I pyetur për akuza ndaj Sali Berishës dhe bashkëshortit të vajzës së tij në lidhje me hetimin e privatizimit të kompleksit Partizani, Kryemadhi e cilësoi Jamarbër Malltezin si të burgosur politik,
“Për mua, Arbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është një i përndjekur politik. Ju e njihni Berluskonin. Ka pasur 475 çështje por nuk i ka hequr pasaportën.
Ajo që unë theksoj është që loja politike që përdoret për mua është shumë e shëmtuar dhe krijon terror. Janë 16 pronarë dhe pse duhet të arrestohet njëri dhe jo të 16-të me logjikë?! Këtu është problemi i mos funksionimit të shtetit.
Mua nuk më shqetëson SPAK-u. Çfarë është një prokuror? Është një nëpunës. I paguan rrogën Edi Rama që i thotë të heqë gruan nga puna, të vëmë 10 policë nga prapa.


