Ndërsa vijonte seanca plenare e Kuvendit dhe po votohej për projektligjet e rendit të ditës, deputeti demokrat Ervin Salianji bllokoi foltoren e Kuvendit dhe mori fjalën në shenjë proteste.
Nga pamjet e publikuara nga deputetët e opozitës të pranishëm në sallën e seancave plenare të Kuvendit, duket se Salianji hedh edhe një tymuese në sallë.
Deputetët e opozitës u përpoqën sot të bllokojnë punime e seancës plenare të Kuvendit, duke përmbysur karriket dhe duke bllokuar foltoren.
Ata thonë se nuk tërhiqen nga bllokimi i punimeve të Kuvendit derisa t’u zbatohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.
Po ashtu, deputetët e Rithemelimit dhe një pjesë e deputetëve të tjerë demokratë thonë se nuk mund të vendosë mazhoranca se kush e drejton grupin parlamentar të kësaj partie.


