Stuhitë në Antalia shkaktojnë probleme në zonën bregdetare

Mos i humb

Valë të larta prej disa metrash, të shkaktuara nga stuhitë në Antalia, dëmtuan anijet dhe shkaktuan ndërprerje të transportit në rajonin e njohur turistik turk.

Kushtet e motit në rajon ndikuan negativisht në jetën e përditshme në qytet.

Për shkak të dallgëve të shkaktuara nga stuhia, një varkë në Marina u përmbyt dhe shumë të tjera u dëmtuan.

Krahas kësaj, dallgët kanë mbërritur edhe në rrugë, ndërsa qarkullimi në bulevardin Akdeniz është zhvilluar me një korsi në disa pika.

Ekipet e policisë paralajmëruan ata që shëtisin përgjatë bregdetit të jenë të kujdesshëm.

Për shkak të stuhisë, në plazhe shihen pak turistë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit