Masa e sigurisë ndaj Sali Berishës, pritet sot vendimi i GJKKO-së

Mos i humb

Gjykata e Posaçme pritet të shpallë ditën e sotme vendimin nëse do e pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Raportohet se avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar kërkesë në gjykatë për marrjen e provave.

Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja

Kujtojmë se seanca e ditës së djeshme u shty pasi gjyqtarja Irena Gjoka, e gjeti veten në pamundësi për të shpallur vendimin, pas kërkesës së bërë nga avokatët për përjashtimin e saj.

Kjo kërkesë sipas avokatëve erdhi sepse gjyqtarja Irena Gjoka, rrëzoi dy kërkesa të tyre.

Ne bëmë një kërkesë që ju mediat të ishit prezent, vazhduam me gjykimin incidental. I kërkuam gjykatës ta cojë në gjykatën kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e ka lënë të pa gjykuar në themel. Seanca sot ka qenë pa mbaruar mirë kërkimin ne, vinte vendimi i gjykatës me propozimin e saj.

Me autorizimin e Ramës dhe kësaj mazhorance sipas atij autorizimi vazhdoi dhe gjyqi“, tha dje avokati Gjokutaj.

Gjatë seancës, mbrojtja kundërshtoi edhe kërkesën e SPAK për mbikëqyrje policore dhe ndalimin e kontakteve për Berishën.

SPAK kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-Kryeministrin Sali Berisha me argumentin se ai nuk zbatoi masën e parë, atë të detyrimit për t’u paraqitur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit