Me shall pionieri, Sadushi u përgjigjet akuzave të Nokës

Mos i humb

Keqinterpretim i ka cilësuar kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi fotografitë e publikuara nga Flamur Noka, ku kryegjyqtari shfaqet në disa foto me shallin e kuq të pionierit.

Në reagimin e tij, Sadushi thekson se nuk ka bërë asnjë veprim që mund të jetë i papajtueshëm për detyrën e tij.

Teksa mohon akuzat e Nokës për përfshirje të tij në subjekte politike, Sadushi shpjegon se fotoja e publikuar nga demokrati është në kujtim të 80-vjetorit të krijimit të Brigadës së Pestë, e cila sipas kryegjyqtarit ka kontribuar në çlirimin e vendit.

Sokol Sadushi vlerëson luftën anti-fashiste, duke shprehur mirënjohje për shqiptarët që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit