Pampuri: Ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit, me nxitim dhe pa debat

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri u shpreh sot në një dalje për mediet se ligji i ri “Për Lojërat e Fatit” është një tjetër nismë korruptive e klienteliste e qeverisë.

Sipas saj, ligji kaloi me nxitim, pa diskutime e as debate, pa i mundësuar deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike të jepnin argumentet karshi këtij ligji.

“Kjo si gjithnjë tashmë prej disa muajsh me ndihmën e grupit të Rithemelimit të cilët po i shërbejnë Ramës më së miri, dhe disa prej tyre për të mbuluar pisllëkun e vet, hedhin baltë mbi grupin e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kërkojnë fjalën në parlament për të denoncuar këtë dhe shumë afera të tjera”, u shpreh Pampuri.

Në këto kushte, sipas Pampurit janë disa fakte që duhen thënë.

Së pari, sipas saj ky ligj i ri nuk do të kufizojë përdorimin e lojërave të fatit nga moshat e reja. “Mungesa e parashikimeve në ligj për të penguar këtë fenomen ekzistues, i cili do të vijojë të ushqejë informalitet dhe të bëhet rrezik për fëmijët, mund të krijojë një spirale varësie me dëme të parekuperueshme për shoqërinë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, ligji nuk parashikon krijimin e një regjistri të personave në varësi apo rrezikshmëri varësie të cilët janë përfitues të programeve sociale të qeverisë, si psh., pensionet e invaliditetit, pensionet e PAK, ndihma ekonomike apo trajtime të tjera sociale.

Problem tjetër, sipas Pampurit, është se tavani taksues është jo në përputhje me shumicën e vendeve të BE. Po ashtu, tha ajo, në ligj nuk parashikohet asnjë lloji fondi i mbledhur nga një taksim i veçante mbi përgjegjësinë sociale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit