Noka: Bashkimi i opozitës, nevojë kombëtare

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh sot se krijimi i një fronti të bashkuar opozitar dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon Shqipëria.

Dy grupimet e Partisë Demokratike, mbështetëse të Rithemelimit dhe kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi janë mbledhur së bashku edhe me disa parti opozitare për të nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar.

Në takim marrin pjesë Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.

Tryezës i mungon kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas Nokës, bashkimi i opozitës sot bëhet në përputhje dhe respekt të plotë të votës së 670 mijë shqiptarëve që votuan koalicionin e saj më 25 prill 2021.

“Bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit në Tiranë. Bashkimi i opozitës është sinjali për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë në shtet njëpartiak”, u shpreh ai.

Noka theksoi se bashkimi i opozitës u thotë shqiptarëve se kanë gati tashmë një alternativë kundër pushtetit.

Bardhi: Ditë e mirë për opozitën

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh pas takimit me partitë opozitare për krijimin e Federatës së opozitës të Bashkuar se përçarja e opozitës ka qenë dhurata më e mirë për Ramën.

“Biem dakord gjithë që kjo është një ditë e mirë për opozitën. Pas bashkimit në diversitet të PD, sot kemi edhe bashkimin e të gjitha forcave që janë deklaruar në opozitë, duke formalizuar federatën e opozitës së bashkuar. Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm në raport me atë që presin qytetarët, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim regjimin e Ramës dhe për t’u bërë alternativë serioze”, tha Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit