Agron Shehaj denoncon: Qeveria hoqi një pjesë të Parkut Kombëtar të Butrintit

Mos i humb

Deputeti i pavarur, Agron Shehaj ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë, si dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri se po merr një pjesë nga Parku kombëtar i Butrintit.

Po ashtu ai akuzoi dhe ish-ministren Olta Xhaçka, që sipas tij po ndërton resort në plazhin e Dhërmiut.

“Kjo është ajo pika e vogël që fliste ministrja e Kulturës, ajo ishte pjesë e parkut Kombëtar të Butrintit.

Qeveria e hoqi nga Parku e ja dha Gjiknurit.

Plazhi i Dhërmiut, ministra hyri në Politikë me xhepa bosh por tani po ndërton një resort.

Ndaj u shty ligji për investimet strategjike.

Këta kanë vetëm një qëllim të kapin çdo gjë që ka vlerë në bregdetin e vendit dhe të ndërtojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre.”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit