Ja çfarë vendosi sot Gjykata e Apelit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Mos i humb

Gjykata e Apelit e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti.

Të tre, së bashku më të akuzuarën Adea Batusha akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”, njofton Gjykata e Apelit, përcjell Klan Kosova.

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”.

Ky aktvendim thuhet se ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit