“Armëpushimi në Siri do të fillojë kur të arrihet marrëveshja në praktikë”

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se nuk mund të komentohet në forma të ndryshme vendimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për armëpushim në Siri.

Lavrov në një konferencë për media pas takimit të tij me ministrin portugez të Punëve të Jashtme Augusto Santos Silva foli për vendimin e KS-OKB-së për armëpushim 30 ditor në Siri.

Ai tha se me vendimin e KS-OKB-së është treguar qartë fushëveprimi për armëpushim. “Nuk është i mundur komentimi i vendimit në forma të ndryshme. Armëpushimi absolutisht nuk përfshin operacionet e ushtrisë së Siri në mbështetje të Rusisë kundër DEASH-it, Al Nusras dhe grupeve të cilat bashkëpunojnë me ta”, tha Lavrov.

Duke folur për atë se kur do të nisë armëpushimi, Lavrov tha se “Armëpushimi do të fillojë kur palët aktive në terren të arrijnë marrëveshje për atë se si do të zbatohet ky vendim. Me këtë mund të sigurohet që armëpushimi të jetë efektiv në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse në gjithë Sirinë”.

Me projekt-rezolutën e miratuar nga KS-OKB-ja me një votim unanim u vendos që të ketë të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Në vendim kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” i ndihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit