Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka çelur procesin e mbledhjes së shprehjeve të interesit për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.
Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë.
“Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë në adresën bashkëlidhur ëëë.mesuespergreqine.gr (linku do të aktivizohet së shpejti) për të shprehur gatishmërinë dhe paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit”, njoftoi Rama.
Po ashtu janë të mirëpritur të aplikojnë edhe ata që janë të interesuar ne kurset e trajnimit për të dhënë lëndën e gjuhës shqipe dhe për të marrë certifikatën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ky program mbështet financiarisht nga qeveria shqiptare. Mësohet se të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Aplikimet janë të hapura deri në 30 Qershor.


