SHBA, helmohen 3 persona në një bazë pasi hapën një zarf

Mos i humb

Të paktën tre persona janë helmuar pasi në një bazë ushtarake amerikane në shtetin federal të Virginias, hapën një dërgesë me një substancës të panjohur.

Personeli në bazën ushtarake Fort Myer-Henderson Hall në Arlington pranoi dhe e hapi një dërgesë në të cilën gjendej një substancë e dyshimtë.

Pas hapjes së zarfit të paktën 11 persona lajmëruan se ndjehen keq ndërsa tre persona u hospitalizuan.

Autoritetet lokale njoftuan se personat e hospitalizuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur hetim me qëllim të vërtetimit të llojit dhe origjinës së substancës që në zarf mbërriti në bazë. Hetimet i zbaton Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Qendra hetimore e marinës (NCIS).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit