Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 2.184 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë që nga fillimi i operacionit “Dega e Ulliri” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar në total 2.184 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njofton se vazhdojnë operacionet tokësore dhe ajrore kundër organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH dhe se deri më tani janë neutralizuar qindra objektiva terroriste.

Në 24 orët e fundit, të paktën 101 terroristë janë neutralizuar ndërsa që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” të paktën 115 pika strategjike janë çliruar në rajonin Afrin.

Rajoni veriperëndimor sirian i Afrinit kufizohet me provincat turke Hatay dhe Kilis. Kjo pjesë e kufirit në formën e gjysmëhënës që para dy ditësh është plotësisht nën kontrollin e forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Operacioni në Afrin filloi më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së ose “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit