Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi se informatat për rrëshqitje dheu i kanë pranuar rreth orës 01:50.
“Ka pasur rrëshqitje dheu, kemi pranuar informatën rreth orës 01:50. Që nga ai moment rruga është e bllokuar për qarkullim”, tha ai. Rugova tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes.



