Piu mbidozë ilaçesh, 46-vjeçarja në Fier përfundon me urgjencë në spital

Mos i humb

Një 46-vjeçare ka përfunduar me urgjencë në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh.

Mësohet se shtetasja me inicialet M.S., është nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja M. S., 46 vjeçe, banuese në Fier, e cila dyshohet se ka konsumuar mbidozë ilaçesh. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.”, sqaron policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit