Bllokohen 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, 2 në pranga

Mos i humb

Policia Kufitare e Durrësit njoftoi sot se ka goditur një rast të trafikut të Kokainës. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në pikën e kalimit kufitarë në Portin e Durrësit, në një furgon mallrash të  me targa angleze, u gjetën të fshehura 7 pako kokainë.

Policia e Durrësit ka sekuestruar lëndën narkotike, ndërsa  ka arrestuar dhe dy persona.

“Nga kontrolli i imtësishëm, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në pjesën e poshtme të sediljes, në një vend të fshehtë të krijuar për këtë qëllim, 7 pako të mbështjella me nadirban, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë totale 7 kilogramë e 300 gramë. Në vijim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, shoferi i furgonit; M. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pronari i furgonit”, njofton Policia

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, 4 celularë, fugoni, 3950 euro, 21 700 lekë, 150 korona suedeze dhe 60 franga. Ndërkohë, strukturat hetimore të DVP Durrës, në drejtimin Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, përfundon njoftimi i Policisë së Durrësit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit