Dhjetëra të vdekur nga të nxehtit ekstrem në Meksikë

Mos i humb

Gjithsej 48 persona kanë vdekur brenda dy muajve për shkak të të nxehtit ekstrem në Meksikë, me pothuajse gjysmën e vdekjeve të regjistruara vetëm gjatë javës së kaluar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej 956 persona janë trajtuar për goditje nga nxehtësia, dehidratim dhe djegie nga dielli që nga fillimi i sezonit të nxehtë – në mes të marsit.

Goditja nga nxehtësia ishte shkaku më i zakonshëm i vdekjeve.

Temperaturat në 27 nga 32 shtetet e vendit të Amerikës Latine janë aktualisht mbi 40 gradë Celsius.

Të enjten, temperaturat në qytetin verior të Monclova në shtetin e Coahuila ishin deri në 46 gradë.

Përveç kësaj, ka rënë shi më pak se zakonisht në këtë periudhë të vitit – në pjesë të mëdha të vendit.

“Nga nxehtësia ekstreme po vuajnë edhe kafshët. Në shtetet jugore të Tabasco dhe Chiapas, dhjetëra majmunë ulëritës së fundmi ranë nga pemët të ngordhur ose u dërguan per trajtim mjekësor për shkak të dehidratimit”, sipas organizatave mjedisore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit