Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat, ndërpritet seanca

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi kërkoi sot që të mblidhet Konferenca e kryetarëve dhe të futet në rendin e ditës mocioni me debat i kërkuar prej tij mbi investigimin e Rai 3 dhe sigurinë në vend.

Bardhi kundërshtoi argumentet e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të rrëzuar kërkesën e tij për mocionin me debat.

“Ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjesht shkelje kushtetuese, rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave”, tha Bardhi.

“Argumenti i dytë që më ka dhënë Nikolla në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cenuar integritetin e Kryeministrit”, theksoi më tej Bardhi.

“Dy argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve”, tha Bardhi.

Pas fjalës së Bardhit, Nikolla hodhi në votim kërkesën e opozitës për mocion me debat, e cila u rrëzua nga deputetët e mazhorancës.

Kjo ka sjellë tensione sërish në sallë, duke detyruar kryetaren Nikolla të ndërpresë sërish seancën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit