Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e Kalendarit Turistik përmes aplikacionit TEA 2.0., ku theksoi se “aplikacioni është pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet dhe në realitetin e turizmit kemi përfshirë një komponent, ajo e aktivitetit të përditshëm kulturor e artistik si hapësirë që i ofron turistëve e vizitorëve mundësira përtej plazhit e diellit”.
Në fjalën e tij Rama tha se “një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju një shifër domethënëse jo shumë e paimagjinueshme deri pak vite më parë, shumëkuptimplotë për çfarë po përpiqemi të bëjmë, por edhe shumë orientuese si do të shkojë më tej. Monumentet historike dhe sitet arkeologjike vetëm në 4 muajt e parë të 2024 kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, parqet tona kombëtare e natyrore janë vizituarn nga rreth 800 mijë vizitorë”.
“Këto janë shifra marramendëse po të kemi parasysh se nga jemi nisur, por se nga jemi nisur është gjithmonë e më pak e rëndësishme për ne gjithmonë e më shumë e rëndësishme për ne është se ku duam të shkojmë dhe për këtë kemi fiksuar edhe marrjen e vitit 2030 si një pikë ku jo vetëm transformimi i deritanishëm i vendit do të bëhet i pakthyeshëm, po ku Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ju sot u njohët me verisonin e ri të aplikacionit, i cili është një inovacion i rëndëisshëm në fushën e zhvillimit të turizmit dhe që do të vazhdojë të përmirësohet apo pasurohet më tutje edhe me një gjenerator të inteligjencës artificiale, i cili do të bëjë të mundur turistëve e vizitorëve që të bëjmë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit dhe po ashtu që të kenë në dispozicon harta tredimensionale dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë të vizites së tyre në vendin tonë”.


