Kurti në 25-vjetorin e çlirimit: Duam marrëdhënie të mira fqinjësore me njohje reciproke

Mos i humb

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore evropiane me njohje reciproke. Kreu qeveritar, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder 25-vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, theksoi nevojën e bashkëpunimit të shumanshëm rajonal, pa sulme, agresione dhe diskriminime.

Ai para të pranishmëve tha se Kosova kurrë më e lirë dhe pavarur s’ka qenë. Sipas tij, vendi kurrë më i vendosur s’ka qenë për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë me çdo kusht.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj, bashkë me Shqipërinë, kanë forcuar lidhjet me vendet e Perëndimit, kurse sikurse para 25 vjetësh ashtu edhe sot Serbia qëndron e rreshtuar prapa Rusisë, ashtu siç Rusia qëndron prapa shumë veprimeve të Serbisë.

Krahas kësaj, ai përmendi sakrificën e dëshmorëve dhe ushtarëve të lirisë për lirinë e Kosovës.

Me ekzekutimin e himnit shtetëror dhe kombëtar dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, në nder të 25-vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, ku pjesëmarrës janë edhe personalitete dhe figura të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit