Katër terroristë të PKK-së u neutralizuan gjatë një sulmi ajror në veri të Irakut.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Një raketë shumëdimensionale po ashtu u shkatërrua gjatë sulmeve ajrore në rajonin Hakurk/Kani Rash në veri të Irakut pasi terroristët hapën zjarr në qendrat ushtarake turke, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm turk në një deklaratë.
PKK-ja, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.
Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1200 pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë dhe civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë.


