Shumica e amerikanëve mendojnë se Trump është racist

Mos i humb

Sipas një sondazhi, 57 për qind e amerikanëve mendojnë se presidenti i tyre Donald Trump është racist.
Një sondazh i realizuar nga Qendra e Hulumtimeve të Punëve Publike Associated Press-NORC tregon se 57 për qind e amerikanëve, çdo 8 prej 10 njerëzve me ngjyrë, tre të katërtat e hispanikëve dhe pothuajse gjysma e të bardhëve mendojnë se Trump është racist.

Nga ana tjetër 85 për qind e demokratëve dhe 21 për qind e republikanëve mendojnë se Trump është racist.

Sipas sondazhit, 57 për qind e amerikanëve mendojnë se politikat e Trumpit janë jo të mira nga aspekti i muslimanëve, 56 për qind nga aspekti i hispanikëve dhe 47 për qind nga aspekti i njerëzve me ngjyrë.

Ndërsa 60 për qind të muslimanëve, 59 për qind prej emigrantëve, 51 për qind të hispanikëve mendojnë se në shoqërinë amerikane po ballafaqohen me raste që paraqesin disavantazhe.

Sondazhi është realizuar mes datave 15-19 me 1337 pjesëmarrës të moshës së rritur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit