Nick Abbott emërohet ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Mos i humb

Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri britanik në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Tiranë përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku thekson se diplomati do të nisë punën në shtator.

Më herët, Abbot ka mbajtur postin e ambasadorit në Prishtinë për përiudhën 2019-2024.

“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024.

Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.”, njofton ambasada britanike në Tiranë.

Abbot do të pasojë Alastair King-Smith.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit