Pas mbledhjes së kryesisë së PD Shkodër, drejtuesi politik në këtë qark, u shpreh se një kërkesë kryesore e protestës do të jetë edhe liria për liderin e opozitës Sali Berisha i cili vijon në “arrest shtëpie”.
Mediat Boçi tha se Kryeministri Edi Rama ka grabitur zgjedhjet me bandat kriminale ndaj e vetmja zgjidhje për zgjedhje të lira e të ndershme është qeveria teknika.
Po ashtu i pyetur nëse do të jetë një protestë paqësore, Boçi tha se protestat nuk kanë skenar dhe aq më tepër kanë zemërimin e qytetarëve brenda ndaj kësaj qeverie të korruptuar.
Duke folur për SPAK Boçi u shpreh se shumë çështje po zvarriten dhe se SPAK ka luajtur me gjëra jo të vërteta.
Një porosi, Boçi ka edhe për Lulzim Bashën duke e quajtur si personin që helmoi PD që të qëndrojë sa më larg demokratëve.
Sa i përket zgjedhjeve parlamentare pas një viti nëse PD gjen strategjinë e duhur koha është e mjaftueshme tha Boçi për t’i fituar dhe për të larguar këtë qeveri që e cilëson plot me skandale korruptive.


