Borrell: Nuk ka mandat të BE-së për Orbanin për të vizituar Rusinë

Mos i humb

Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk përfaqëson Bashkimin Evropian “në asnjë formë” lidhur me vizitën e tij në Rusi, tha sot diplomati i lartë i BE-së Josep Borrell.

“Vizita e Orbanit në Moskë zhvillohet ekskluzivisht në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë”, theksoi Borrell në një deklaratë.

“Kryeministri Orban nuk ka marrë asnjë mandat nga Këshilli i BE-së për të vizituar Moskën”, tha Borrell, duke iu referuar organit të BE-së që përfaqëson 27 vendet anëtare të BE-së.

Borrell nënvizoi se ndërsa Budapesti mban presidencën e rradhës të BE-së, kjo nuk ka asnjë kompetencë zyrtare që Orban të përfaqësojë BE-në jashtë vendit.

Kjo i takon presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe përfaqësuesve të lartë të bllokut, pozicioni i mbajtur aktualisht nga Borrell.

Diplomati më i lartë i BE-së vuri në dukje gjithashtu se Putini është paditur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe një urdhër arresti është lëshuar për rolin e tij në lidhje me dëbimin e detyruar të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit