Amerikanët duhet të vendosin se kë duan në Shtëpinë e Bardhë . Jam i sigurtë se do të ketë një ndryshim mjaft të madh për marrëdhëniet transatlantike në varësi të asaj se kush do të jetë atje pas votimeve të nëntorit, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell.
‘’U takon qytetarëve amerikanë të vendosin se kë duan, nuk dua të ndërhyj. Kemi punuar shumë mirë me Biden, kemi pasur një marrëdhënie shumë pozitive’’, shtoi Borell.
‘’Nëse ai vendosi të tërhiqet sepse mendon se një kandidat tjetër mund të ketë më shumë forcë për të fituar zgjedhjet për demokratët, ne e respektojmë vendimin e tij”