Konakovic: Tirana të jetë destinacion turistik për boshnjakët

Mos i humb

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim ministrin për Punët e Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic.

Në një deklaratë të përbashkët për media Konakovic në tha se ndihej si në shtëpinë e vet pasi ka takuar përfaqësuesit e komuniteti boshnjak këtu në Shqipëri.

“Ata kanë shumë vite këtu dhe përsëri vazhdojnë të flasin gjuhën tonë dhe janë integruar në të njëjtën kohë në Shqipëri. Kjo tregon dhe njëherë sesa fort jemi ne të ndërlidhur së bashku dhe ju falënderoj për këtë”, u shpreh ai.

Ai tha se, kjo vizitë tregon sesa të rëndësishme janë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Patjetër që ka hapësirë për përmirësim. Ekziston dhe ne shpresojmë që do t’i zgjidhim të gjitha çështjet, problematikat që ekzistojnë. Patjetër që do të flasim për mundësitë që kemi për të zhvilluar së bashku më tej turizmin në vendet tona. Është mirë që të shikojmë të gjitha mundësitë që ekzistojnë për këto”, tha ai.

Konakovic u shpreh se do të propozojë që Tirana të jetë një destinacion turistik për boshnjakët.

Ai falënderoi Shqipërinë për rezolutën lidhur me ngjarjen e Serbrenicës.

“Është një ditë ndërkombëtare dhe duke filluar që nga ky vit është një përkujtimore zyrtare në Evropë. Të gjithë duhet të jenë në dijeni të atyre që kanë ndodhur në Serbrenicë. Ju falënderoj që bashkësponsorizuat eventin e ditës përkujtimore”, tha Konakovic.

“Është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor, në të gjithë Evropën të kemi qetësi”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit