Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogadani, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, do të përcillet sot drejt banesës së fundit.
Homazhet në nderim të tij, po mbahen në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Homazhet nisën në orën 10:00 dhe do të vijojnë deri në orën 12:00, ndërsa më tej do të përcillet drejt banesës së fundit, në varrezat e “Sharrës”.
Të parët që kanë nisur homazhet ishin deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët u shfaqën të prekur për ndarjen nga jeta e kolegut dhe mikut të tyre. Fillimisht janë paraqitur deputetët e PD, Flamur Noka, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Nga krahu tjetër, Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, pasi zhvilloi homazhet, u shpreh për mediat se “ne kolegët, miqtë e tij, ende nuk e besojmë se Gerti ka ndërruar jetë. Një djalë i mrekullueshëm”, tha Boçi.
Po ashtu, në homazhe ishte e pranishme dhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministra e deputetë të Partisë Socialiste, personave të artit dhe shoqërisë civile
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, teksa zhvilloi homazhet në nder të ish deputetit, tha se Bogdani ishte njeri shumë i respektuar.
Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Kuvendi ndërpreu aktivitetet e saj, duke shtyrë edhe punimet e seancës plenare të parashikuara mëngjesin e sotëm, por që tashmë do të zhvillohet pasdite.
Partia Demokratike, po ashtu e ka shpallur ditë zije, ditën e sotme, duke anuluar të gjitha aktivitetet në gjithë vendin
Ish-deputeti Bogdani ndërroi jetë më 18 shtator 2024 për shkak të një arresti kardiak. Gerti ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe la pas dy fëmijë, Ajrën dhe Reinartin.


