Pas vizitës në Londër dhe Paris, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti dje në kryeqytetin italian, Romë për bisedime – si pjesë e fundit e turneut të tij në Evropë.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni priti dje në mbrëmje Zelensky në një takim në Villa Doria Pamphili.
Siç ndodhi në Londër dhe Paris, pjesë e diskutimeve me kryeministren Meloni ishte prezantimin e “planit të fitores”.
Zelensky gjithashtu pritet të ketë një audiencë private me papa Françeskun në Vatikan sot në mëngjes.
Si pjesë e turneut të tij nëpër kryeqytetet evropiane, Zelensky pritet të vizitojë sot Berlinin, ku janë planifikuar diskutime me kancelarin Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier në lidhje me mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën.


