“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi, po na vrasin duhet reagim”, është ky mesazhi i banderolës kryesore në marshim-protestën që ka nisur në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në këtë qytet, ku 3 persona humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz.
Qytetarët që i janë bashkuar protestës kanë qëndruar në heshtje për disa minuta, ndërsa protesta është konsideruar si solidare nga përfaqësues të PD-së.
Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës, tha se ngjarja ka shkaktuar një traumë për të gjithë qytetin, një shok për të gjithë opinionin publik.
Masakra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirjen e strukturave shtetërore.
Ka pasur një ngjarje të nderë, që ka ndikuar në situatën e qytetarëve”, tha Spahia.
Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilësoi si një organizim qytetar marshim protestën që po zhvillohet në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 3 persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.


