Nis marshimi në Shkodër, qytetarët kundër krimit

Mos i humb

“Qytetnimi asht ma i fortë se krimi, po na vrasin duhet reagim”, është ky mesazhi i banderolës kryesore në marshim-protestën që ka nisur në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në këtë qytet, ku 3 persona humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz.

Qytetarët që i janë bashkuar protestës kanë qëndruar në heshtje për disa minuta, ndërsa protesta është konsideruar si solidare nga përfaqësues të PD-së.

Bardh Spahia, ish-kryebashkiak i Shkodrës, tha se ngjarja ka shkaktuar një traumë për të gjithë qytetin, një shok për të gjithë opinionin publik.

 

“Është e trishtueshme që opinioni publik shkodran jo vetëm gjendet nën thundrën e krimit të organizuar, por gjenden edhe pa mbështetjen e strukturave të shtetit, që na dalin të lidhura me krimin.

 

Masakra të tilla nuk mund të ndodhin pa përfshirjen e strukturave shtetërore.

Ka pasur një ngjarje të nderë, që ka ndikuar në situatën e qytetarëve”, tha Spahia.

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, e cilësoi si një organizim qytetar marshim protestën që po zhvillohet në Shkodër, 3 ditë pas ngjarjes së rëndë, ku 3 persona humbën jetën, si pasojë e një atentati mafioz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit