Forcimi i partneritetit Kosovë-SHBA, Osmani takon senatorin Cruz

Mos i humb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.

Sipas postimit në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se gjatë takimi është diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Ajo ka shtuar po ashtu se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe siç ka shkruar ajo “jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit