Silvio Gonzato: Zhvillim i rëndësishëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

Mos i humb

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përshëndetur hapjen e negociatave për grup kapitullin e 6-të për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme, duke u shprehur se kjo është një arritje tjetër e rëndësishme për vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gonzato shkruan se grupkapitulli 6 shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Reagimi i plotë

Një tjetër arritje e rëndësishme!

Urime Shqipërisë për hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin 6 – kapitujt për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme!

Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim sfidues.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit