Kryeministri Rama ka njoftuar se qeveria ka marrë vendimin për të mbyllur për të gjithë për 1 vit rrjetin social “TikTok”, të cilin e ka quajtur “rrugaçi më i madh i lagjes”.
Kryeministri Rama e dha lajmin gjatë takimit me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të veprimit për fuqizmin e mekanizmave të sigurisë në shkollë për më shumë cilësi, siguri dhe gjithëpërfshirje.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se gjatë javëve të ardhshme, të gjitha shkollat do të hyjnë në programin e monitorimit dixhital.
“Të gjitha shkollat do të hyjnë në programin e monitorimit dixhital. Kemi një vit që punojmë në javët e ardhshme do të firmosim marrëveshjen, të gjithë prindërit do të knë mundësi të shkojnë tek shkolla dhe të shohin në video fëmijën e vet dhe për çdo problematikë që krijohet, drejtoria e shkollës do të ketë mundësi të ballafaqojë prindër, mësues.
Edhe sistemi i fletores dixhitale, ku prindi do të marrë edhe përshkrimin e sjelljes lidhur me fëmijën e vet, do të forcojë këtë ndërveprim. Nuk ka ministria që zëvendëson familjen dhe që zëvendëson prindërit”.


