Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës: Urdhëro Albin Kurtin të vijë për t’u marrë në pyetje

Mos i humb

Prokuroria Speciale në Kosovë i ka dërguar një kërkesë Gjykatës së Prishtinës që të urdhërojë Kryeministrin Albin Kurti të paraqitet për t’u marrë në pyetje.

Kjo kërkesë vjen pas disa refuzimesh nga ana e Kurtit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale që të pyetej si dëshmitar.

Madje, ai kishte ftuar prokurorët në zyrën e tij që të shkonin dhe ta pyesnin aty, gjë që nuk ndodhi.

Unë guxoj t’ju them s’po vij, të shohim tani a guxojnë ata të vijnë”, tha Kurti disa javë më parë.

Dy prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, e kanë thirrur Kryeministrin Kurti për të dëshmuar për hetimet e nisura lidhur me abuzimet për çështjen e Rezervave Shtetërore të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit