KQZ ka vendosur që një kompani ndëkombëtare postare, DHL, të bëjë transportin e fletëve të votimit në diasporë për zgjedhjet e 11 Majit, që do të kushtojë 10 milionë Euro.
Brenda datës 10 Prill do të nis shpërndarja e fletëve të votimit në 85 shtete të botës ku jetojnë shqiptarë, të cilët kanë fituar të drejtën e votës për këto zgjedhje.
Do të jenë 10 milionë Euro në dispozicion për të gjithë transportën dhe mbëritjen në të gjitha këto shtete të botës ku janë shqiptarët dhe kanë të drejtën e votës.
Ndërsa mesatarisht llogaritet që 40 Euro për fletë votimit të jetë kostoja e trasnporti”
Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi postat kanë vendosur që fleta e votimit të merret dhe të dorëzohet vetën nga personi që ka të shënuar emrin në zarf.
Ata pretedojnë se kjo do të ndikojë në numrin e shqiptarëve që do të ushtrojnë të drejtën e votës.
PS ka tentuar që të bëjë një marrëveshje për heqjen e këtij kushti, të cilët propozojnë që në rast se personi nuk është në banesë, familjarët e tyre të lejohen për dorëzimin e fletës së votimit.


