Kurti: Sulmi tinëzar, orvatje nga dëshpërimi i atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës

Mos i humb

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur në zyrën postare në Zveçan të Mitrovicës së Veriut.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Kurti e ka cilësuar këtë sulm me elemente terroriste.

Kurti shkruan se lënia në liri e Millan Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij në autoritetet e Kosovës, është pengesë për drejtësinë dhe se inkurajon veprimet destabilizuese në vend.

Rikthyer sulmit të ndodhur në postën e Kosovës, kryeministri Kurti shkruan se zyra do të vijojë me punën e saj, e se dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi do të rikuperohen. Ai e cilësoi ngjarjen si një përpjekje dëshpëruese e gjithë atyre që nuk mund të sundojnë në veri të Kosovës.

Sakaq, Albin Kurti thekson se po vijojnë hetimet ndaj rastit për të vënë para drejtësisë personin/at përgjegjës të sulmit.

Kujtojmë se sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme në një postë në Zveçan, pak minuta pas mesnate, kur shpërtheu një granatë dore. Në ambientin e zyrës ishin hedhur dy granata, njëra e cila shpërtheu, ndërsa tjetra u shpërthye nën monitorimin e forcave speciale dhe me evakuimin e banorëve të zonës, për të mos shkaktuar dëme njerëzore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit