Kina tarifë 34 % për mallrat amerikane

Mos i humb

Pasi Donald Trump vendosi tarifa për çdo mall të huaj që hyn në SHBA nuk vonoi edhe përgjigjia e Kinës.

Nisur nga 10 Prilli Ministria e Financave në Kinë bën me dije se do të vendosen tarifa shtesë prej 34 % për të gjitha mallrat amerikane.

Pekini njoftoi gjithashtu kontrolle mbi eksportet e metaleve, duke filluar nga 4 Prilli.

Qëllimi i zbatimit të kontrolleve të eksportit nga qeveria kineze për artikujt përkatës në përputhje me ligjin është të mbrojë më mirë sigurinë dhe interesat kombëtare”, thotë Ministria e Tregtisë në një deklaratë.

Partnerët e tjerë tregtarë të SHBA-së po hezitojnë për të shpallur tarifa hakmarrëse mes shpresave për negociata të mëtejshme.

Ekspertët mendojnë se politikat tregtare të SHBA-së do ta drejtojnë Kinën drejt partnerëve të tjerë tregtarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit