Dosja “Partizani”, më 30 qershor seanca e parë në GJKKO për Sali Berishën

Mos i humb

 

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 30 qershor, ora 10:00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”, ku të pandehur janë marrë pesë persona, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Kujtojmë se për herë të parë që nga krijimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 19 Dhjetor të 2019, në bankën e të akuzuarve do të ulet një ish-Kryeministër.

Sali Berisha do të gjykohet për veprën penale të korrupsionit pasiv. Çështja kaloi për gjykim pas rreth 7 muajsh seanca paraprake.

Ishte gjyqtarja Flojera Davishi, e cila vendosi të nisë gjyqin për ish-Kryeministrin, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenin Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja e Andia Pustina.

Malltezi i cili ndodhet në masën “arrest shtëpie” akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Të njëjtat akuza janë edhe për biznesmenin Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja e Andia Pustina akuzohen për pastrim parash.

SPAK e akuzon Berishën se gjatë kohës që ishte Kryeministër, ka përdorur funksionin e tij për të favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, në procesin e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit