Anestezia dëmton kujtesën

Mos i humb

Një studim i fundit ka treguar se personat që i nënshtrohen anestezisë, kanë më shumë gjasa të preken nga problemet me kujtesën.

Më herët, mendohej se ky problem ishte i pranishëm vetëm tek personat e moshuar, por studimi i radhës tregon se edhe moshat e reja mund të preken.

Mjekët ende nuk kanë gjetur një shpjegim ekzakt si ndikon anestezia për ta bërë trupin të mos ndiejë dhimbje gjatë operacionit, por lidhja e saj me humbjen e kujtesës tashmë është vërtetuar. Në një studim ku morën pjesë 964 persona, rezultoi se 670 persona me kujtesë normale para operacionit, kishin shfaqur probleme pas anestezisë. Ndërsa personat që para operacionit kanë pasur probleme me kujtesën, kanë rezultuar në përkeqësim të gjendjes.

Mjekët që u morën me studimin shpjegojnë se dëmtimet që shkakton anestezia në kujtesë janë të vogla, por gjithsesi mbeten të rëndësishme dhe duhen marrë në konsideratë.

Sa i përket anestezisë lokale ose të përgjithshme, mjekët sugjerojnë atë lokale, pasi efektet anësore që shkaktohen në kujtesë janë më të vogla se anestezia e përgjithshme.

Studimi në fjalë, tregon për efektet e anestezisë në kujtesën afatshkurtër, ndërsa për kujtesën afatgjatë ende janë duke u zhvilluar hulumtime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit