Berisha: Turizmi është dështimi i narkoshtetit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se “turizmi është dështim i narkoshtetit”.

Ai u shpreh se pretendimi për 10 milionë turistë në vit në vendin tonë është një mashtrim. Sipas Berishës vitin e kaluar ka pasur një rënie drastike të turistëve në Shqipëri, rënie që sipas tij ka vijuar edhe këtë vit.

Por cila është arsyeja e kësaj rënieje?

Sipas Berishës, rënia e euros dhe për këtë akuzon qeverinë.

“Narkoeuro është toksina e vërtetë e turizmit, narkoeuro është toksina e vërtetë e ekonomisë shqiptare”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit