Aleatët dhe planet për 9 nëntorin, PD mbledh sot Kryesinë

Mos i humb

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë sot në mesditë, 4 tetor, ku pritet që të diskutohet mbi zgjedhjet e pjesshme.

Në këtë mbledhje do të informohet nga grupi i punës rreth ecurisë së bisedimeve  me aleatët në lidhje me përfaqësimin në zgjedhjet vendore të datën 9 nëntor.

Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje mbi organizimin e procesit zgjedhor në gjashtë bashkitë që hyjnë në zgjedhje, ku peshën më të rëndësishme e ka Tirana.

Kujtojmë se eksponentë të kësaj force politike kanë bërë me dije se kandidati për kryeqytetin do të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Nuk dihet nëse partitë opozitare do të dalin me një kandidat të vetëm dhe nëse ky i fundit do të jetë apolitik, siç është diskutuar së fundmi.

Gjashtë bashki në vend janë në pritje të një kryetari të ri.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj nga Këshilli i Ministrave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit