“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama shkelmoi ligjin për të ‘varrosur’ politikisht Erion Veliaj.

Ai tha se Rama ka frikë nga ajo e çka mund të flasë Veliaj në burg.

“Në një akt të pashembullt shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet vetëm e vetëm për të varrosur përfundimisht politik Erion Veliajn.

Ka një njeri hipokrit për të mos i thënë edhe më shumë, bëri një skenar që ua nxora këtu para se të shpalosej platforma thellësisht antikushtetuese.

Edhe njëherë, për ccdo njeri që i thotë shtetit shtet dhe Kushtetutës Kushtetutës, neni 115 nuk lë asnjë lloj hapësire, por kur ka një kryeministër që edhe atje në birucë ku është e ka frikë Erion Veliajn, ka tmerr nga ai dhe i lejon vetes të bëjë gjithçka, të shkelë çdo lloj ligji për ta larguar në kundërshtim me Kushtetutën.

Sa muaj qëndroi kryetari i bashkisë së Tropojës në arrest shtëpie? Mbi 10 muaj. Nuk po qaj hallin e Veliajt, ne kemi kërkuar të parët që të votojmë për largimin e tij, për groposjen e tij politike.

Por ne kurrë nuk jemi dakord për dhunimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Shqipëria ka një President të marrë penmg nga aferat korruptive që ka me kryeministrin, për Gjirin e Limionit etj. Ne nuk pajtohemi.

Del dhe thotë: Më tha stafi. Më gjeni një President që fshihet pas stafit për dekretin antikushtetues. Stafi pushohet nga puna nëse të thotë një akt antikushtetues. Por stafi edhe po ta tha, s’ta imponon dot.”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit