Berisha: Mbështetja e kandidatëve të pavarur për zgjedhjet e pjesshme, hap i duhur

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se mbështetja e kandidatëve të pavarur nga opozita është një hap në drejtimin e duhur, për hapjen e mëtejshme të partisë.

PD ka deklaruar mbështetjen për kandidatin Florjan Binaj në Tiranë, i cili do të garojë si i pavarur.

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Berisha u pyet në lidhje me deklaratën e kandidatit të pavarur Florjan Binaj, i cili tha se nuk do të bëjë fushatë me asnjë kryetar të partive opozitare. Berisha u shpreh se e përshëndet këtë deklaratë, teksa shtoi se nëse është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive.

Berisha tha se kryetarët e partive do të angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë.

“Kandidati jopartiak i propozuar nga parti politike, është kandidat i partisë politike. Kandidati i pavarur, i cili kandidon në mënyrë të pavarur të cilin partitë politike e gjejnë të përshtatshëm për ta mbështetur në interesin më të mirë të qytetarëve, absolutisht. Në qoftë se është i pavarur nuk ka pse të bëjë asnjë fushatë me kryetarët e partive. Po kryetarët e partive do angazhohen me të gjithë mundësitë e tyre për të mobilizuar elektoratin partiak për të votuar atë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se Binaj nuk është kandidat i propozuar nga PD.

“Nuk është kandidat i partive opozitare, por kandidat i pavarur të cilin partitë opozitare kanë vendosur ta mbështesin”, tha Berisha.

Kreu i PD-së tha se “në këto zgjedhje, duke adaptuar këtë model me kandidatura të pavarura, në mbështetje të kandidatëve të pavarur në 6 bashkitë që garojnë, besoj se bëmë një hap në drejtimin e duhur. Dhe kjo do të vazhdojë”.

“PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e një spektri më të gjerë të mundshëm të shqiptarëve. Ajo është parti e interesit kombëtar dhe ka qenë e mbetet. Por kjo pastaj duhet të ketë edhe atribute të tjera që po përpiqet”, shtoi kreu i PD-së.

“Ky ishte thashë një hap shumë i rëndësishëm, hapa të tjerë do bëhen. Demokratët duhet ta dinë. Iku koha kur PD-ja mbrohej nga një agresion mafioz kombëtar dhe ndërkombëtar. Tani është në sulm”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit