Shirat e rrëmbyeshëm gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Vietnam, duke çuar në të paktën 37 të vdekur dhe pesë të zhdukur.
Shirat e dendura kanë përmbytur pjesë të rajonit qendror të vendit, duke përfshirë zonat përreth qyteteve turistike të njohura, Hue dhe Da Nang.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive të Vietnamit tha se 78 persona ishin plagosur dhe rreth 13 000 persona ishin prekur nga përmbytjet.
Autoritetet paralajmëruan për përmbytje të mëtejshme pasi shirat e rrëmbyeshëm pritet të vazhdojnë në disa zona.
“Një stuhi tropikale që lëviz drejt Filipineve mund të arrijë edhe në Vietnam këtë javë”, thanë parashikuesit e motit.
Fatkeqësia e fundit vjen vetëm disa javë pasi stuhia tropikale “Bualoi” goditi Vietnamin verior në fund të shtatorit, duke vrarë dhjetëra persona dhe duke shkatërruar më shumë se 100,000 shtëpi.


