SHBA – Të paktën 12 të vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Kentaki

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni mallrash të UPS në shtetin amerikan të Kentakit është rritur në 12, tha dje në mbrëmje kryetari i bashkisë së Louisville, Craig Greenberg.

“Tani mund të konfirmoj se janë 12 viktima”, tha kryetari i bashkisë për CNN, duke shtuar se tre prej tyre besohet të jenë anëtarët e ekuipazhit që kishin qenë në bordin e avionit.

Gjithashtu, mbi 12 persona u raportuan të plagosur, disa prej të cilëve shumë rëndë, duke pësuar djegie dhe plagë.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), avioni “McDonnell Douglas MD-11” u ngrit të martën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhammad Ali – rreth orës 17:15.

Avioni ishte drejtuar për në Honolulu, në shtetin amerikan të Hawaiit.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po heton shkakun e rrëzimit.

Anëtari i NTSB-së, Todd Inman, tha dje në një konferencë se kamerat e sigurisë së aeroportit treguan motorin e majtë që shkëputej nga krahu i avionit gjatë ngritjes.

Sipas zyrtarëve, vendi i rrëzimit ndodhet në afërsi të një kompanie riciklimi dhe pjesësh automobilistike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit