Mbi 1 miliard euro i janë dedikuar shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në projektbuxhetin e vitit 2026. Kryeministri Edi Rama në një video mesazh në rrjetet sociale tha se kjo përbën afro 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Aii njoftoi se fokus do të ketë lufta ndaj kancerit dhe nevojat për barnat e shtrenjta.
“Për herë të parë hapim një linjë financimi nga buxheti i shtetit vetëm për këtë nevojë jetike duke futur 15 mln euro ekstra në shërbim të pacientëve të onkologjikut”, tha Rama.


